Publikimi im i pare
P erhendetje!Mire se erdhet!Sot do te flasim per bullizimin shkollor pasi eshte nje teme e rendesishme per te vegjel apo te medhenj. B ullizëm do të thotë kryerje e sjelljeve agresive dhe të pa dëshirueshme mes nxënësve të moshës shkollore, të cilat përfshijnë mungesë reale ose imagjinare të balancës mes tyre. Midis formave që merr kjo sjellje e pa dëshiruar 3 janë kryesoret: Bullizmi verbal, pra të flasësh apo të shkruash në mënyrë kërcënuese dhe agresive, si p.sh.:, mund të flitet për faktin se sa është kthyer në zakon për djemtë të thërrasin njëri - tjetrin me emrin e nënave të tyre!!! Bullizmi social, pra dëmtimi i imazhit (reputacionit) të dikujt apo marrëdhënieve personale të një personi tjetër. Bullizmi fizik, dëmtimi fizik i një personi apo objekti personal të tij nuk është më diçka e re. Edhe pse fenomeni i bullizmit është i pranishëm në shkollat shqiptare mungesa e njohjes se thelluar mbi këtë fenomen i bën mësuesit dhe drejtuesit mbajnë qëndrime rastësore ...