Publikimi im i pare

 

 Perhendetje!Mire se erdhet!Sot do te flasim per bullizimin shkollor pasi eshte nje teme e rendesishme per te vegjel apo te medhenj. Bullizëm do të thotë kryerje e sjelljeve agresive dhe të pa dëshirueshme mes nxënësve të moshës shkollore, të cilat përfshijnë mungesë reale ose imagjinare të balancës mes tyre.Midis formave që merr kjo sjellje e pa dëshiruar 3 janë kryesoret:Bullizmi verbal, pra të flasësh apo të shkruash në mënyrë kërcënuese dhe agresive, si p.sh.:, mund të flitet për faktin se sa është kthyer në zakon për djemtë të thërrasin njëri - tjetrin me emrin e nënave të tyre!!!Bullizmi social, pra dëmtimi i imazhit (reputacionit) të dikujt apo marrëdhënieve personale të një personi tjetër.Bullizmi fizik, dëmtimi fizik i një personi apo objekti personal të tij nuk është më diçka e re.Edhe pse fenomeni i bullizmit është i pranishëm në shkollat shqiptare mungesa e njohjes se thelluar mbi këtë fenomen i bën mësuesit dhe drejtuesit mbajnë qëndrime rastësore dhe kryesisht ekstreme (indiferentizëm, ose masa ekstreme për ndërprerjen e fenomenit Për të ndryshuar dinamikat e bullizmit brenda shkollave studiuesit mendojnë se puna duhet filluar nga ndërgjegjësimit të rriturve pasi ata gjykojnë se kur të rriturit janë të ndërgjegjshëm për rreziqe dhe dëmet që shkakton fenomeni kanë më shumë prirje për të ndërhyrë në ndërprerje të tij .Bullizmi gjen kushtet për t’u shfaqur më shumë në mjedise të pa mbikëqyrura nga të rriturit, dhe konkretisht në shkollë fenomeni shfaqet zakonisht në pushimet midis orëve kur mësuesit nuk janë në klasë, në korridore dhe oborre gjatë hyrjeve dhe daljeve nga shkolla, por edhe në pushimin e gjatë. Sipas mësuesve kur ndodhin akte bulliste, të gjithë nxënësit përfshihen edhe pse, ne mënyra të ndryshme.



Bullizmi është një dhunë e zgjatur, fizike apo psikologjike, nga një person apo grup personash, e drejtuar ndaj një personi cili nuk mund të mbrohet në atë situatë. Bullizmi është ajo situatë ku një person përdor forcën në mënyrë të qëllimshme, me synimin për të lënduar tjetrin në mënyrë të përsëritur; është dëshirë e ndërgjegjshme për të lënduar dhe për të vendosur tjetrin nën stres.



                                                                                       STOP BULLIZMI

Askush  te mos gjykoje askend, jemi te gjithe nxenes te nje shkolle te quajtur JETE👑

Comments

Post a Comment